REFLEKSION

Autori : SHEFI BRESHO | Emaili autorit : gretabresho@yahoo.com | 2011-03-05 09:01:12

Per librin me te ri "Gjurme ne Histori-Riza Runa", te autorit Hulusi Riza Runa. E merr ne dore me kersheri per te mesuar me shume per historine e fshatit tend dhe te njeriut te perfolur pozitivisht nga bashkefshataret nepermjet dokumentave autentike te lene prej tij, i cili eshte ditari mbajtur gjate jetes, ne privatesine e tij , politik dhe luftarak ne interes te fisit Rune, fshatit Nivice, krahines se Kurveleshit, Laberise e me gjere, si ne Cameri , Gjermani etj., per te na perfaqesuar ne luften me grekun, ne Qeverine e Vlores dhe ate te Princ Vidit dhe te luftes se Vlores. Nuk jam kritik letrar, por thjesht dashamires i librit dhe aq me teper i documentare historike te fshatit tim Nivice. Libri qe kemi ne duar eshte nje gur I rende ne murin e trashegimise kulturore e historike te fshatit tone te lashte .E fillon dhe e mbaron librin me pikesynimin se cfare do sjelle faqja tjeter per ta mesuar une qe nuk e di mire historine. Rrjedha logjike, kohore e historike e te pareve tane, e parise se fshatit apo krahines, ne pergjigje te nevojave historike te kohes te le te mendosh se fshati yne ka qene ne vazhdimesi ne lufte ne kryengritje me te keqen , me te huajin, me te ligun , per te miren e banoreve niviciote ashtu si dhe tere krahina e Laberise, duke nxjerre perhere prijesa popullore qe per nga guximi ,inteligjenca, burreria dhe besa kane lene gjurme te thella ne histori e qe vazhdojne te jehojne ne mendjet e trazuara te brezave ne kohe te ndryshme. E vleresoj shume autorin(si i ati dhe i biri) i cili flet e shkruan me gjuhen popullore ashtu si ka ndodhur e si e ndjen shpirti i prindit apo birit per njeri-tjetrin apo per trashegimi, pa hyre ne kontradikta te kota me kohen kur ka ndodhur e perballur me te sotmen. E njoh nga afer edhe si bashkefshatar si mesues dhe si fqinj te nje lagjeje qe per ne do te mbetet e dashur dhe e paharruar. E admiroj dhe e pergezoj nga larg dhe nepermjet internetit per punen qe ka bere per t'u lene trashegim brezave historine e fisit te fshatit e me gjere. E falenderoj sidomos per trajtimin e sakte te periudhes se luftes nacional-clirimtare ku edhe vete eshte pjesemarres e familje deshmori. Ndryshe do te flisja per redaktorin e librit, qe per hir te se vertetes ne historine e nivices qe po shkruhet pas viteve 90 te gjithe ata qe marrin persiper te redaktojne materialet perfshihen ne vorbullen e politikes se mbrapshte te percarjes. E fillon redaktori me superlativa por harron kohen, zhvillimin dhe prologun e historise. Nivica eshte fshati me histori e kulture qe ka kaluar mbi supe 2500 vjet dhe ka nderruar thuajse te gjitha sistemet politike, dhe cdo sistem ka pasur dhe ka ligie dhe normat eveta dhe ato nuk krahasohen dot midis njeri-tjetrit, por mund te besh krahasime se cili sistem(jo regjim) i sherben popullit te vet me vepra dhe jo me fjale. Sot Nivica eshte e shkretuar dhe vetem me 35 shtepi, pa infrastrukture e prespektive. Atehere cfare pretendojme per te share ate qe na beri njerez me dije dhe kulture e zot ne token tone, per te cilen luftuan te paret tane. Cila eshte pozita e shqiptarit dhe e shqiperise sot?-per faqe te zeze..! Me nje fraze apo nje pasazh 5-6 rreshtash te rrezosh nje epoke "JO-aq me keq tani qe ne kete liber gjen dhe te ashtuquajtur historiane qe nga ish punetore partie jane konvertuar ne kanibale te historise si A. Kotini. Behet pyetja pse?? Riza Xhemali Runa, me inteligjencen, trimerine, burrerine dhe intuiten e tij ka ditur te zgjidhe vete punet si brenda familjes, fisit, etj., dhe aq arriti te bente dhe nuk kerkon qe ta marrin ne mbrojtje, pervecse te shkruaje te verteten, autori i librit "Mesues i Merituar", Hulusi Riza Runa, qe p.sh po i citoj epitafin hyres te librit: "... kete liber ua kushtoj prinderve te mi, te cilet me mekuan me veti qe t'i perballoj sfidat e jetes, dhe ashtu eshte sot "drejtori", ndihet i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe. Mendimi i tij vlen per te gjithe. Edhe ne mbyllje te librit ai me modesti nuk i thur lavde as babait as vetes, por falenderon dhe keshillon qe t'u leme brezave punen tone, historine dhe ndjenjen e krenarise te vendlindjes sone Nivice. Ne librin "Gjurme ne histori-Riza Runa" gjejme dhe ne vetveten, fisin e te paret tane te cilet jane vleresuar drejt nga Rizai dhe i biri Hulusiu. Ndihem dhe une krenar per te verteten , per kohen, per punen e bere dhe per vleresimin tone. Ndihemi krenare qe jemi niviciote dhe vazhdojme t'i sherbejme NIvices, pavaresisht se ku jemi dhe cfare bejme. Nivica eshte jasteku dhe jorgani yne ku mund te fleme gjume rehat apo te prehemi ne perjetesi , por me bukur nuk ka! Te vleresoj dhe te uroj , mesuesi im, fqinji dhe bashkefshatari im i dashur, shoku i babait tim, veteran i nderuar. I nderuar qofsh perhere ne jete! Shefi Bejo Bresho 05.03.2011

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.