SHOQATA “NIVICA" eshte nje organizate Atdhetare- Kulturore jofitimprurese ,jo qeveritare e krijuar me vullnetin e lire te anetareve te saj themelues. Ajo bazohet ne ligjin 7580 date 29.07.1994, nenet 39-53, ne ligjin 8781 dt.03.05.2001 si dhe ne ligjin 8788 dt.07.05.2001 te shtetit Shqiptar.
Ajo u themelua pas perpjekjeve te vazhdueshme te bashkefshatareve Niviciote ne rrethe te ndryshme te vendit dhe u kurorezua me aktin e themelimit me 25 Mars 2007 ne Tirane ku moren pjese perfaqesues nga shumica e rajoneve ku ata banojne dhe e shpallur me statusin juridik me Vendimin nr 2003 date 25 Maj 2007 te Gjykates se Rrethit GjyqesorTirane .
Anetaret qe kane firmosur Aktin e themelimit jane zoterinjte Xhevdet Beci,Hulesi Runa,Xhevdet Sulaj,Halil Liza,Lumturi Piluri(Sinaj),Faik Cekaj,Subi Çako dhe Sejdi Brahimaj.
Ajo ka themeluar degë të saj në qendër dhe në disa qytete ku ka nje numur te madh familjesh niviciote ashtu edhe jashte vendit e konkretisht deri tani ne Athine.
Shoqata ka statutin e saj i cili përcakton rregullat për themelimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizates e cila do te ndjeke qëllime në të mirë dhe në interes bashkefshatareve dhe te fshatit NIVICE.
Shoqata e mbeshtet veprimtarinë e saj në parimin e respektimit, të mbrojtjes dhe të zbatimit të të drejtve dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.Ajo do te ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërorë.
Qellimi i shoqates eshte:
-Te evidentoje atdhedashurine,luften per liri e pavaresi,si dhe te vleresoje figurat e shquara te fshatit Nivice ne te gjitha fushat ne periudha te ndryshme historike.
-Te grumbulloje te dhena dokumentare e gojore per fillimet e krijimit dhe zhvillimet e me pasme te Nivices si qender e banuar e zhvillimi demografik.
-Te thelloje studimin e te zhvilloje kerkime ne objektet me vlera historike e arkeologjike duke u perpjekur per t’i restauruar ato e duke krijuar muzeun e fshatit.
-Te njihen dhe propagandohen nepermjet shtypit ,gazetes se shoqates,websites dhe mjeteve te tjera te informacionit publik , traditat,zakonet dhe menyra e jeteses te fshatit.
-Propagandimi i veprimtarise ekonomike te Nivices ne bujqesi , blektori e pemtari si dhe stimulimin e rindertimit te shtepive e objekteve te tjera.
-Njohja,studimi dhe perhapja e folklorit ,kengeve , valleve e kostumeve karakterestike duke ngritur edhe grupin lab me emrin e “Grupi i Nivices”.
-Te organizoje ne cdo tre vjet “Vatren Niviciote”
Ne takimin themelues eshte zgjedhur edhe Kryesia e pare Shoqates “NIVICA” qe perbehet nga :
1 - SUBI ÇAKO Tirane Kryetar.
2 - HALIL LIZA Nivice z/v Kryetar
3 - XHEVDET SULAJ Vlore z/v Kryetar
4 - SEJDI BRAHIMAJ Tirane Sekretar
5 - BESNIK BEQO Tirane Anetar
6 - LUMTURI PILURI Tirane Anetar
7 - ARBEN RUNA Tirane Anetar.
8 - SHEFI BRESHO Durres Anetar
9 - DEMO HAZIZI Levan Anetar
10- AVDUL LIZA Patos Anetar
11- XHELAL MICKO Sarande Anetar
12- FLAMUR MICKO Tirane Anetar
13- EDMOND BEGA Athine Anetar
President nderi i Shoqates ‘’ Nivica ‘ u zgjodh zoti Agron Duka
Kryetar i pare i Shoqates ‘ Nivica ‘ u zgjodh zoti Subi Çako
Selia e Shoqates eshte ne qytetin e Tiranes.Rruga “S.Kodra”Nr.9.
Tel/Fax: 04 2240 238.
Cel: 069 20 39 369 .
Website : www.nivica.org